Dështon transferimi i Armando Brojës te skuadra e Ipswich. Sipas raportimeve nga mediat britanike, dy klubet kanë ndërprerë bisedimet dhe sulmuesi shqiptar është rikthyer te Chelsea.
Këta të fundit arritën një marrëveshje javën e kaluar, për transferimin e Brojës te Ipswich për një sezon në huazim, me detyrim blerje në fund të kampionatit, për 30 milionë euro.
Megjithatë situata ndryshoi dhe negociatat u ndërprenë, pa pasur sqarim nga klubet. Nga mediat pranë dy klubeve, bëhet me dije se lojtari ka shfaqur probleme gjatë vizitave mjekësore.
Nga kjo, Ipswich përfitoi për të kërkuar kushte të tjera për transferimin e Brojës, diçka që duket se nuk është pranuar nga Chelsea.
22-vjeçari është kthyer te londinezët dhe do të provojë të gjejë një skuadër të re, në orët e fundit të merkatos. /tvklan.al