Armando Broja dha një asist në miqësoren mes Chelsea dhe Vrexhamit që përfundoi me rezultatin 2 – 2.
Sulmuesi shqiptar ndihmoi që skuadra e tij të barazonte rezultatin në minutën e 82’. Broja u aktivizua si zëvendësues në pjesën e dytë të sfidës së luajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
22-vjeçari po kërkohet nga shumë ekipe, por ende nuk ka ndonjë vendim për të ardhmen e tij. Armando Broja gjithsesi është nën kontratë te Chelsea edhe për 4 vite.
Tv Klan