Muajt e verës do të jenë më të nxehta nga zakonisht për Armando Brojën. Sipas asaj që raportohet në mediat angleze, sulmuesi nuk e ka vendin e sigurtë te Chelsea, që tashmë është hedhur në kërkim edhe të trajnerit të ri. “Daily Mirror” konfirmon se në gjurmët e Brojës gjendet Uest Hem Junajtid. Këto të fundit kanë edhe shansin për të nënshkruar me shqiptarin.

Nevoja për një sulmues te klubi londinez e ka shndërruar Brojën në objektivin e tyre konkret. 22-vjeçari luajti për Fulham në formë huazimi për gjysmën e dytë të sezonit dhe duke marrë parasysh mungesën në fushën e lojës, këto të fundit nuk kanë gjasa të synojnë blerjen e përhershme.

Nga ana tjetër, “Blutë” po kërkojnë të shesin lojtarë të tepërt sipas kërkesave të klubit në mënyrë që të respektojnë rregullat e FPF në Premier League. Broja kaloi një sezon të vështirë, pasi në 81 minuta lojë në tetë paraqitjet e tij regjistroi vetëm një asist. 22-vjeçari vlerësohet në treg me 28 milionë Euro, shifër që tek Uest Hem janë gati për ta paguar. Emërimi i trajnerit të ri, Julian Lopetegui pritet të ndikojë jo pak në kalimin e Brojës tek skuadra tjetër e Londrës.

Klan News