Investimet e huaja direkte vijojnë të qëndrojnë në nivele historike edhe për tremujorin e parë të vitit. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë flasin për një fluks investimesh të huaja të cilat arrijnë vlerën e 354 milionë eurove, me një rritje prej 15.3% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.
Ashtu sikundër raportohet nga Banka Qendrore, aktiviteti i pasurive të paluajtshme listohet me kontributin më të madh të tërheqjes së investimeve të huaja direkte. Sipas Bankës së Shqipërisë ky zë regjistron 84 milionë euro të ardhura nga investimi, ndjekur nga aktivitete financiare e sigurimi me 74 mln euro investime, industria përpunuese e tregtia me 42 dhe 25 mln euro.
Nga ana tjetër forcimi i Lekut në kursin e këmbimit valutor ka rritur edhe vlerën e investimeve të huaja direkte në Shqipëri. Sipas metodologjisë së Bankës së Shqipërisë, kjo nënkupton se stoku i investimeve të huaja shënoi rritje në sektorin e energjisë elektrike, me 3,370 mln euro, pasuar nga industria nxjerrëse me 2.256 mln euro.
Sa i takon hartës së investitorëve më të mëdhenj lista kryesohet nga Turqia, Italia, Austria e Holanda.
Tv Klan