Gjenden substancat e jetës në asteroidin Bennu. 14 nga 20 aminoacidet të pranishme në Tokë, bazat e jetës që përbëjnë themelet e ekzistencës, në molekula AND dhe ARN ishin edhe gurët dhe pluhuri i ekzaminuar tek asteroid.

Zbulimi është publikuar në dy artikuj, respektivisht tek revistat shkencore Nature dhe Nature Astonomy. Kërkuesit kanë analizuar përbërjet kimike organike, të pasura me azot dhe amoniak që janë krijuar miliarda vite me parë në zonat me të jashtme dhe të ftohta të sistemit diellor.

Materiali organik dhe kripërat minerale të gjetur tregojnë për një kompleksitet më të madh në krahasim me atë të pranishëm në biologjinë tokësore.

Asteroid Bennu u zbulua ne vitin 1999 dhe ne vitin 2018 u morën kampione nga ai nëpërmjet misionit të NASA-s Osiris-rex.

Klan News