“U përshtatet kundërshtarëve të Europianit”
Stafi i kombëtares shqiptare është në punë duke përgatitur ndeshjen e parë miqësore të 22 Marsit. Kundër Kilit do të luhet në parma të Italisë, por përse drejtuesit e ekipit zgjodhën pikërisht këtë kundërshtar?
“Skuadër agresive teknike dhe e shpejtë i përshtatet kundërshtarëve që kemi në europian”, tha Ervin Bulku.
Mentaliteti vijon të jetë i njëjtë si në ndeshjet kualifikuese të Europianit. Nuk ka ndeshje miqësore, në fushë zbritet për të fituar.
“Monitorojmë lojtarët, kemi qenë duke i parë nëpër ndeshje përgatitemi për ndeshje të fortë”, tha Bulku.
Në Itali, kombëtarja shqiptare do të jetë favorite pasi do të ketë mbështetjen e shqiptarëve që jetojnë e punojnë në këtë shtet, por jo vetëm.
“Do luajmë si në shtëpinë tonë, do kemi mbështetje të madhe të shqiptarëve që jetojnë në Itali, Austri, Zvicër”, tha Bulku.
Në stadiumin “Enio Tardini” të Parmës ndeshja do të nisë në orën 20:45. 3 ditë më pas kombëtarja do të përballet në sfidën tjetër miqësore ndaj Suedisë. Të dy këto takime do të transmetohen në Tv Klan.
Tv Klan