Gjykata e Tiranës i ka lënë me masën e sigurisë me burg pa afat dy të akuzuarit për grabitje me armë. Ngjarja ka ndodhur disa javë më parë në fshatin Zallbastar ku të akuzuarit me maska dhe të armatosur i kanë dalë para një fugoni pasagjerësh dhe i kanë grabitu sendet me vlerë. Grabitja u krye në orët e para të mëngjesit, disa kilometra larg Tiranës. Edhe pse mbrojtja e të pandehurve S.LL dhe A.K ka kërkuar një masë më të lehtë sigurie, gjyqtarët vendosën ndaj tyre burg pa afat.
Ndërkohë gjykata ka vendosur të lirojë një të mitur të ndaluar nga policia për plagosje, 17 vjeçari u ndalua pasi kishte goditur dhe plagosur me mjete të forta rojen e një shkolle në kryeqytet, gjyqtarja ka vendosur detyrim paraqitje për të, pasi ka pasur parasysh moshën nën 18 vjeç dhe faktin se plagosja ka qënë e lehtë./tvklan.al