Trajneri i kombëtares U-21, Alban Bushi, ka bërë publike listën e futbollistëve që do të grumbullojë për herë të parë në detyrën e re. Synimi në këtë grumbullim është të që stafi i shpresave të njihet nga afër me lojtarët për t’i përfshirë më pas në kualifikueset e ardhshme edhe pse në vetvete eliminatoret nuk përbëjnë objektivin për Bushin
“Nuk kemi pasur shumë kohë në dispozicion, por do të mundohemi të kryejmë detyrat që kemi në axhendë. Nga grupi i vitit të kaluar kanë mbetur vetëm 4-5 lojtarë në kombëtaren tonë U-21. Në muajin shkurt do të ketë edhe seleksionime me lojtarë nga Maqedonia dhe Greqia. Jemi në fazën e ndërtimit të boshtit të skuadrës për momentin. Objektivi nuk është kualifikimi por të gjejmë lojtarë për ekipin A”.
Prej datës 18 deri më 25 janar futbollistët e grumbulluar nga Bushi do të zhvillojë edhe tre ndeshje miqësore, me kombëtaren e 17-vjeçarëve, ekipin e parë të Skënderbeut dhe Kamzës.
Tv Klan