Superliga shqiptare është rikthyer nga pauza me rezultate surprizë. Dinamo kryesuese u mposht në transfertë nga Bylis me rezultatin 2-1.

Një përballje shumë e luftuar në “Adush Muça” nga të dyja ekipet, por në fund festuan vendasit.  

Ballshiotët kaluan të parët në avantazh me Markun në minutën e 20-të, ndërsa Zabërgja barazoi për miqtë në minutën e 50-të. Në fund të sfidës, ishte Berko që me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, e ndali në rrjetë, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij.

Me këtë rezultat, Dinamo mbetet në krye me 34 pikë, ndërsa Bylis ngjitet në vendin e shtatë me 21 pikë.

Egnatia fitoi vetëm në fund ndaj Laçit. Rrogozhinasit triumfuan minimalisht, falë një goli të shënuar nga Bakayoko në minutën e 90-të.

Egnatia ngjitet në vendin e tretë me 33 pikë, ndërsa Laçi mban vendin e shtatë me 20 pikë. /tvklan.al