Këtë të Mërkurë, do të luhen nëntë ndeshjet e fundit për raundin gjashtë në Ligën e Kampioneve.
Borussia Dortmund-Barcelona, është një nga përballjet që pritet me interes të madh, me dy ekipet që duan me çdo kusht fitoren.
Ndeshje delikate do të jetë edhe ajo mes Juventusit dhe Manchester City-t në Torino. Milani e ka jetike fitoren, ndërsa pret në shtëpi serbët e Crvena Zvezda.
Sfidë interesante do të jetë padyshim edhe ajo mes Arsenal dhe Monaco, që do të luhet në Angli.
/tvklan.al