Trajneri Luis Enrique nuk rrezikon shkarkimin te PSG-ja, të paktën sipas asaj që thotë presidenti i klubit, Nasser Al Khelaifi.

Në një prononcim të dhënë pas ndeshjes së fituar 3-0 ndaj Salzburg në Ligën e Kampioneve, Al-Khelaifi, deklaroi se trajneri Enrique ka mbështetje të plotë dhe me të ka nisur një projekt afatgjatë.

“Luis Enrique është trajneri ynë. Ne kemi një projekt afatgjatë me të. Ai ka mbështetjen tonë të plotë. Luis Enrique është një nga trajnerët më të mirë në botë. Ndaj Salzburg ishte një ndeshje vendimtare. Fitorja ishte shumë e rëndësishme për të vazhduar në Ligën e Kampioneve. Skuadra tregoi lojë të mirë. Shënoi gola dhe kjo na jep besim për të ardhmen. Kemi edhe dy finale të tjera përpara. Jemi të vetëdijshëm se çfarë na pret”, deklaroi Al-Khelaifi.

Me këtë deklaratë, numri 1 i klubit, ka dashur të largojë të gjitha zërat që flasin për shkarkim të mundshëm të trajnerit. /tvklan.al