Shteti hungarez u ka hequr të drejtën çifteve homoseksuale të birësojnë fëmijë. Parlamenti ka vendosur si klauzolë ndalimin e adoptimit të fëmijëve nga çiftet të të njëjtit seks duke u arsyetuar, se qëndrimi i një fëmijë në një ambient me prindër të tillë shton mundësitë që edhe fëmija të marrë kulturën e atyre që e kanë rritur.
Qeveria e Hungarisë ka hartuar një ndryshim në kushtetutën e vendit që do të ndalonte birësimin e fëmijëve nga çiftet e të njëjtit seks.
Ndryshimi i propozuar specifikon që “nëna është grua dhe babai është burrë” dhe lejon që vetëm çiftet e martuara të birësojnë fëmijë. Martesa e të njëjtit seks është e paligjshme në Hungari, por birësimi ka qenë i mundur nëse një partner aplikon vetë jo të dy.
Projektligji është dënuar nga grupet e të drejtave të njeriut. Propozimi u dërgua në parlament nga partia e djathtë qeverisëse Fidesz.
Qeveria e Hungarisë, ka bërë ndryshime thelbësore në kushtetutë që nga ardhja në pushtet në 2010. Dokumenti përcakton tashmë “institucionin e martesës midis një burri dhe një gruaje” që është baza e familjes.
Sipas ndryshimit të fundit të propozuar, beqarët mund të birësojnë vetëm me leje të veçantë nga ministri i ngarkuar me çështjet familjare. Për këtë arsye, propozimi po shihet nga kritikët si një sulm ndaj familjeve me një prind, si dhe personave LGBT.
Këto propozime janë masa e fundit nga partia Fidesz për të përforcuar përkufizimin e saj të një familje si një bashkim i burrit dhe gruas dhe fëmijëve të tyre. Sipas tyre familja tradicionale është nën sulm në të gjithë botën nga ideologë ultra-liberalë dhe duhet të mbrohet.
Ndryshimet ka të ngjarë të votohen në fillim të dhjetorit nga dy të tretat e partisë Fidesz. Efekti i menjëhershëm i këtij ndryshimi në kushtetutë do ta bëjë pothuajse të pamundur për çdo individ, të birësojnë fëmijë.
Të paktën 500,000 fëmijë në Hungari jetojnë në familje me një prind dhe partitë e opozitës kanë akuzuar qeverinë për diskriminimin e tyre në ndihmën familjare dhe sistemin e taksave.
Grupet LGBT kanë deklaruar se kjo ishte hartuar qëllimisht në një kohë kur protestat masive nuk ishin të mundshme për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Në maj, parlamenti i Hungarisë miratoi një ligj që ndalon personat transgjinorë të ndryshojnë gjininë që u ishte caktuar në lindje në dokumentet zyrtare. Në atë kohë, grupet e të drejtave u shprehën se kjo do t’i diskriminonte më shumë ata.
/Klan Plus