Cristiano Ronaldo nuk di ta ndalet së shënuari. Pas dygolëshit të Champions League për zonën aziatike, 39-vjeçari realizoi dy herë në fitoren e Al Nassr në kampionatin në fitoren 2-0 përballë Damac.
Dopieta e golave e ngjiti në kuotën e 915 realizimeve në karrierë, e ku pjesën më të madhe e zënë ato pas festimit të 30-vjetorit.
Një sezon fantastik nga ana e Ronaldos, me 9 gola të shënuar në kampionatin e Arabisë Saudite, thuajse 1/3 e gjithë skuadrës, që ka shënuar në total 24 herë.
Ronaldo tani ka realizuar 452 gola pasi ka tejkaluar këtë moshë. Ky moment historik e afron atë me objektivin e tij për të arritur 1000 gola në karrierë, duke përfshirë 19 gola dhe katër asistime në të gjitha garat këtë sezon.
Në sezonin e tij të 23-të, Ronaldo vazhdon të impresionojë me një mesatare prej thuajse një goli për ndeshje.
Për më tepër, dy golat e tij e lejuan të vendos një rekord të ri.
Ronaldo u bë lojtari i parë në histori që shënon më shumë se 40 gola në 13 vite të ndryshme, duke tejkaluar rekordin e argjentinasit prej 12 vitesh me 40 ose më shumë gola në një vit kalendarik.
Klan News