Barcelona kërkon me ngulm që të ketë Dani Olmo prej sezonit 2024-2025. Mesfushori me tipare sulmuese është gati të veshë fanelën e katalansve, por ende duhen bindur drejtuesit e Leipzig.
Sipas gazetarit të specializuar për merkaton e futbollistëve, Fabrizio Romano propozimi i ri për klubin gjerman është 55 milion Euro, plus 7 milion bonuese në bazë të rezultateve.
Nëse palët pranojnë, Dani Olmo do të firmosë për 6 vite. Olmo ka qenë më parë pjesë e Barcelona deri te skuadra U18, por më pas u transferua te Dinamo Zagreb që e shiti për 29 milion Euro te Leipzig në vitin 2020. Paraqitja e Dani Olmo me Spanjën në Euro 2024 tërhoqi vëmendjen e shumë ekipeve.
Tv Klan