Sinoptikanët: Nga e Hëna përmirësohet situata
Reshjet e borës gjatë 24 orëve të fundit kanë vështirësuar kalimin e automjeteve në disa akse të vendit.
Trashësia e dëborës në disa fshatra të Korçës si: Voskopojë, Dardhë apo Qafa e Qarrit ka arritur deri në 10 cm.
Edhe në qarkun e Dibrës situata duket më e rënduar sidomos në Lurë, Kalaja e Dodës, Reç dhe Arras. Probleme në qarkullim janë shfaqur në rrugën Maqellar-Peshkopi, pasi bora ka arritur deri në 15 cm.
Autoriteti
Rrugor Shqiptar ka njoftuar se qarkullimi vijon normalisht pa
zinxhirë, ndërkohë që po bëhet pastrimi i akseve rrugore dhe hedhja e kripës.
Ndërkohë që sinoptikanët thonë se moti do të përmirësohet
duke nisur nga e hëna e 13 Janarit.
Edhe temperaturat do të njohin rritje nga 1 deri 2 gradë.
Për drejtuesit e automjeteve këshillohet të tregohen të kujdesshëm për shkak të prezencës së lagështisë dhe ngricave në rrugë.
Tv Klan