Deputeti i Partisë Demokratike Asllan Dogjani është nën hetim nga SPAK për fshehje pasurie. Lajmi bëhet i ditur nga gazetarja e Klan News, Glidona Daci.
Sipas saj, Prokuroria e Posaçme i është drejtuar një sërë institucioneve për të marrë informacion për pasurinë e ligjvënësit. Ai u pyet pak ditë më parë në SPAK.
Klan News