Milani dhe Interi barazuan 1-1 mes tyre në derbi, ndërsa edhe këtë herë nuk munguan polemikat për arbitrimin.

Zikaltërit kanë pretendime për një penallti të pa dhënë, ndaj Thuram, në duelin me Theo Hernandez dhe Strahinja Pavlovic.

Për këtë foli edhe trajneri Simone Inzaghi, i cili tha se ishte penallti e pastër, ndërsa fajësoi VAR-in.

“Kishim tre gola të anuluar, goditëm tre herë shtyllën dhe nuk na u dha një penallti shumë e pastër për Thuram. Është e pamundur të mos e japësh atë penallti. Është normale që arbitri në fushë të mos e shohë, por ata që janë ulur para ekranit nuk mund ta injoronin”, deklaroi Inzaghi.

Kjo ishte ndeshja e tretë pa fitore për Interin këtë sezon në derbi, pas dy humbjeve të mëparshme. /tvklan.al