Davide Calabria është lojtari më i ri i Bologna-s. Mbrojtësi i djathtë u largua nga Milani pak ditë më parë, por do të vazhdojë të jetë pjesë e Serie A.
Klubi kuqeblu zyrtarizoi afrimin e Calabria-s këtë të Hënë, ndërsa shihet si afrim i rëndësishëm, për shkak se e njeh mirë kampionatin.
Bologna është skuadra e dytë në karrierë për mbrojtësin italian, pasi ka luajtur vetëm për Milanin, pjesë e të cilëve ishte nga të rinjtë.
Calabria kalon te Bologna si huazim deri në fund të sezonit, kur i përfundon edhe kontrata me Milanin dhe do të dalë lojtar i lirë. /tvklan.al