Me argumentin se prezantimi i buxhetit të bashkisë nuk është paraprirë nga një analizë e realizimeve për vitin 2008, grupi i këshilltarëve demokrat në bashkinë e Korçës ka braktisur mbledhjen e radhës të këshillit bashkiak. Nismës së demokratëve i janë është bashkuar edhe këshilltari i Partisë Aleanca Demokratike, mungesa e të cilit ka bërë që të mos krijohet kuorumi i nevojshëm duke penguar në këtë mënyrë shqyrtimin e buxhetit dhe votimin e tij.

Pëllumb Beqiri:Të bëhet një analizë e realizimit të treguesve ekonomiko-financiar të vitit 2008 me synim që vlerësimet për to të reflektohen në buxhetin e vitit 2009.”

Niko Peleshi:Në vitin 2008 ligji për buxhetin na kërkon të planifikojmë 2009 dhe më pas të bëjmë mbylljen e vitit 2008. Kjo është një kërkesë e ligjit dhe jo një tekë apo paaftësi e bashkisë.”

Pëllumb Beqiri:Nëse nuk jeni të bindur në domosdoshmërinë e sugjerimeve tona, ju vazhdon vetë ne po largohemi.”

Pas largimit të këshilltarëve të djathtë edhe këshilltarët e LSI-së u larguan nga mbledhja mes debateve me kryebashkiakun Niko Peleshi.

Riza Ashimi:Kemi kërkuar që pra se të diskutonim buxhetin e vitit 2009, të kemi në dorë dhe mundësisht të analizonim realizimin e buxhetit 2008. Ne u dhamë mundësi dhe kundërshtarëve tanë politik, të djathtë që të kërkojnë dhe ata të njëjtën gjë dhe ta shfrytëzojnë ndoshta këtë edhe politikisht. E kam kuptuar po se kupton ti zoti kryetar se në qoftë se do ishte marrë parasysh kërkesa që javën e parë, sot nuk do ishim në këtë situatë.”

Niko Peleshi:Përderisa ju si pjesë e koalicionit qeverisës në bashkinë e qytetit të Korçës, sabotoni çdo ditë dhe pa u lodhur buxhetin e këtij qyteti që ka shumë nevojë për të, se si mundet që shpëtimtarët e këtij buxheti të bëheshin grupi i djathtë.”

Bashkia e Korçës është e dyta njësi vendore e kryesuar nga socialistët pas kryeqytetit që dështon në miratimin e buxhetit për vitin 2009. Kjo sajë mosmarrëveshjeve të krijuara së fundmi mes aleatëve të majtë të cilët nuk funksionojmë më si koalicion as në këshillat bashkiak edhe pse kjo ishte fryt i bashkëpunimit ën zgjedhjet lokale të 2007./tvklan.al

Gazetare: Daniela Zisi