Autoritetet franceze kanë ndërmarrë një sërë masash për të parandaluar një përsëritje të përplasejve të ditëve të shkuara mes tifozëve anglezë, rusë dhe atyre francezë në Marsejë.
Ministri i Brendshëm francez, Bernard Kaznëv, njoftoi se ndalimin e shitjes dhe konsumimit të pijeve alkoolike në zonat përreth stadiumeve dhe në të ashtuquajturat “Fan zone”, ditën e ndeshjes dhe një ditë përpara.
Vendimi i autoriteteve në Francë vjen pas përleshjeve të dhunshme, ku dhjetra tifozë, shumica nën efektin e alkoolit u lënduan, disa prej tyre në gjendje të rëndë.
Të dielën, një tifoz irlandezo-verior humbi jetën, pasi në gjendje të dehur, ra nga një mur rreth 8 metra i lartë.
Marseja qyteti që u bë arena e përleshjve mes tifozëve do të presë ndeshjen mes Francës dhe Shqipërisë, të mërkurën më 15 Qershor
Tv Klan