Frontex dyshohet për shkelje të të drejtave të njeriut, ndaj emigrantëve në kufijtë e Bashkimit Europian.
Akuza ndaj Agjencisë Europiane për Mbrojtjen Kufitare vjen nga e përditshmja The Guardian dhe disa media gjermane, që raportojnë se oficerët e Frontex kanë mbyllur sytë në disa raste dhune ndaj emigrantëve në kufijtë europianë. Po ashtu, dyshohet se edhe vetë Frontex, ka kryer shkelje në kufijtë e Bashkimit Europian.
Sipas këtyre burimeve, në kufijtë e jashtëm të Greqisë, Bullgarisë dhe Hungarisë përdoret dhunë ndaj emigrantëve. Rojet kufitare të këtyre vendeve, i godasin refugjatёt dhe i ndjekin me qen nёpёr pyll pёr t’i kthyer ilegalisht nё kufirin qё kanё kaluar.
Një rast i tillë u verifikua nga një investigim i BBC edhe në Kroaci, ku policia vendase kthente me force emigrantët drejt Bosnjës. Korrik – Kroatet kthejne emigrantet
Megjithatë këto akuza u hodhën poshtё nga Frontex, që thotë se oficerët e saj nuk janë përfshirë asnjëherë drejtpërdrejtë në këto raste. Zёdhёnsja e Komisionit Europian, Mina Andreeva, tha se ёshtё e rёndёsishme qё tё bёhet dallimi mes oficerëve kombёtarё dhe Frontex-it.
Autoriteti i mbrojtjes kufitare tё BE-s ka rreth 1500 punonjёs, të cilët nuk kanë mandat tё plotfuqishëm pёr tё kryer hetime nё territorin e vendeve anёtare tё BE-sё”. Prej muajit Maj, Agjencia Frontex operon edhe në kufirin shqiptar.
Tv Klan