Digjet qëllimisht makina e drejtoreshës se Tatim-Taksave në bashkinë e Vlorës.
Sipas policisë, persona të maskuar i kanë vendosur zjarrin në pjesën e përparme të xhamit duke i shkakuar dëmtime të pjesshme automjetit të parkuar në garazhin e pallatit në lagjen “1 Maji”.
Policia ka shoqëruar disa persona të dyshuar për djegien e Wolksvagenit të Anjeza Shikos.
Klan News