Emrat e frutave tashmë përdoren për të krijuar trende  në rrjetet sociale dhe qershia është hyrja më e re. E kuqja është ngjyra e preferuar e vajzave të famshme, por jo vetëm që kanë vendosur mos të heqin dorë prej saj. “Qershiza” është në modë dhe ka nisur të shfaqet kryesisht te thonjtë.

Thonjtë “French” nuk kanë afat skadence dhe mbeten gjithnjë të preferuar, por këtë vit do e shohim në versione të ndryshme të së kuqes së qershisë. Më poshtë keni disa ide për t’u frymëzuar në takimin e radhës te estetistja.

Thonj vezakë

“French” duket bukur në çfarëdo gjatësie, por provoni formën vezake si Hailey Bieber që majat e kuqe të tërheqin vëmendjen te duart tuaja.

Fjongo

Fjongot janë prej muajsh tashmë një prej trendeve që i  shohim ngado dhe duken shumë bukur edhe në thonj. Shtojuni disa të tilla thonjve tuaj për stilin “koketë”.

Qershi me kristale

Nuanca e errët e qershisë dhe disa të tilla të krijuara me gurë të vegjël janë një ide që duhet ta provoni patjetër.

Shkëlqim dhe guxim

Për ato që janë pak më maksimaliste, mbulojini majat e kuqe të thonjve me gurë në të njëjtën ngjyrë.

Perla

Luksoze, por pa ‘bërtitur’, perlat në thonj janë një ide që ta bëni “French”-in të duket më bukur. Bonus: Provoni majat e bardha klasike me perla të kuqe.

Mikro “French”

Zgjedhja e përsosur për thonjtë e shkurtër, pa qenë nevoja të eksperimentoni shumë.

Njëngjyrësh

“French”-i monokromatik kombinon dy nuanca të së kuqes, një bazë të ndezur me maja më të errëta.

Chrome

Nuk është sekret që ky trend është më i preferuari. E kuqja e rubinit do të duket edhe më bukur./tvklan.al