Në ditën botërore të hipertensionit, shoqata e kardiologjisë jep alarmin se mbi 600 mijë persona në vend vuajnë nga kjo sëmundje. Sipas specialistëve shifrat po rriten me shpejtësi dhe brenda 10 vjetësh pritet të ketë dyfishim të të sëmurëve të kësaj kategorie.
“Rreth 25% e popullsisë vuan nga hipertensioni, ata që ndikojnë në hipertension është mbi pesha, është përdorimi i alkoolit, është duhani, është jeta sedentare. Në 10 sëmundjet më të rënda që shkaktojnë më shumë vdekje hipertensioni zë vendin e parë në të gjithë botën.”
Hipertensioni, ose ndryshe presioni i lartë i gjakut është cilësuar si epidemi globale, ndaj angazhimi për gjetjen e medikamenteve të reja, për ta parandaluar atë është tepër i lartë.
“Aktualisht, ne kemi një grup të ri medikamentesh Eksforzhi, që është kombinimi i valsaltanit me amdodipinën. Është një nga medikamentet e reja dhe premtuese shumë në mjekimin e hipertensionit.”
Në botë kjo sëmundje prek 1.5 miliard persona dhe është ndër faktorët më të rrezikshëm për sëmundjet kardiake apo sëmundjet e veshkës./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami