Dita ndërkombëtare e invalidëve e caktuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri kujtohet më shumë për kërkesa të paplotësuara që kjo shtresë ia drejton Qeverisë. Mbi 33 mijë të tillë kërkojnë ndihmë për gjymtyrët e humbur në punë. Mosha mesatare e të cilëve është 38 vjeç dhe 85 % e tyre janë kryefamiljarë.
Për herë të parë ligji për trajtimin e invalidëve ka dalë në vitin 1946 dhe qysh atëherë pensionet e tyre nuk njohin ngritje për përballimin e jetës. Që nga 1998 vërtet është ngritur dy herë ky pension por jo në të gjithë këtë shtresë. 9 mijë invalidë të plotë dhe mbi 15 mijë të tjerë të pjesshëm që mund të punojnë. 4500 invalidë të ish kooperativave bujqësore dhe 3200 të dalë në pension të parakohëshëm. Shumë të tjerë nga shkëputur nga jeta për shkak të mospërballimit të saj. Sot përveç ngritjes së pensionit ata kërkojnë dhe lehtësira përsa u përket taksave që paguajnë./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti