“Do të të bëjmë ushqim për derra, ty me gjithë familjen tënde do të djegim të gjallë. Kena për të q* robt, i ke ditët e numëruara”.
Ky është mesazhi i cili ka mbërritur në telefonin e shefit të komisariatit të Gramshit Sokol Novaku, i cili pak ditë me parë është emëruar në këtë komisariat.
Ai ka depozituar në Prokurorinë e Elbasanit një kallëzim lidhur me këtë mesazh ku dhe ka nisur puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.
Novaku më parë ka qenë Shef i komisariatit numër 2 në Tiranë dhe shefi i sektorit të lëndëve narkotike në Drejtorinë e Elbasanit.
Më pas, ai u emërua shef i sektorit të narkotikeve po në Elbasan ku dhe qëndroi 4 muaj.
Klan News