Armando Dobra duket në formë të jashtëzakonshme. Sulmuesi shqiptar, shënoi për të tretën ndeshje radhazi në Angli, me fanellën e Chesterfield, skuadër e cila militon në League Two.
Sulmuesi 23-vjeçar gjeti rrugën e rrjetës, në fitoren 5-0 ndaj Crewe në kampionat. Dobra ishte autori i golit të pestë në minutën e 49-të, që vulosi takimin.
Kjo është ndeshja e tretë radhazi për shqiptarin që shënon. Ai tundi rrjetën në kampionat në barazimin 1-1 ndaj Swindon, ndërsa më pas i shënoi edhe Derby-t në Kupën e Anglisë, në humbjen 2-1.
Dobra po kalon një moment të artë dhe shpreson të vazhdojë kështu, pas vështirësive të mëdha të kaluara në vitet e fundit. /tvklan.al