Policia e Tiranës ka arrestuar këtë të Martë një 51 vjeçare. Sipas njoftimit zyrtar, dyshohet se ajo lënë qëllimisht një qiri ndezur për t’i djegur shtëpinë së motrës. Ndaj kësaj të fundit, ka ushtruar edhe dhunë psikologjike.
“Komisariati i Policisë Nr.2, arrestoi në flagrancë shtetasen V.B, 51 vjeçe, pasi ka kanosur dhe ushtruar dhunë psikologjike ndaj motrës së saj shtetases A.B. Gjithashtu, kjo shtetase dyshohet se qëllimisht ka lënë një qiri ndezur dhe për pasojë është djegur pjesërisht banesa e shtetases A.B”, thotë Policia.
/tvklan.al