Dom Gjon Gazulli dhe Atë Luigj Paliç do të shpallen të Lumë dhe kështu do t’i bashkohen 38 martirëve të tjerë, të cilët u shpallën të tillë në vitin 2016. Lajmin e gëzueshëm për popullin shqiptar e ka ndarë Kisha Katolike e Shqipërisë dhe Vatican Neës.
Nëpërmjet një komunikate, Selia e Shenjtë shpalli dekretin e Dikasterit për Çështjet e shenjtërve, përmes të cilit Ati i Shenjtë, Papa Françesku dekreton dhe autorizon Lumnimin e Atë Luigj Paliçit dhe Dom Gjon Gazullit.
Atë Luigj Paliç është personifikimi më i mirë dhe më i qartë i vuajtjes nga persekutimi i katolikëve shqiptarë të Kosovës, ndërsa Dom Gjon Gazulli u ekzekutua, nga Mbreti Zog, me varje, në Shkodër, më 5 Mars të vitit 1927.
Këta meshtarë dhe jeta e tyre, janë tregues së përpjekjes dhe përkushtimit tërësor që Kisha Katolike në vendin tonë pati për Fe e Atdhe.
Klan News