Donald Trump Jr, djali i ish-Presidentit amerikan Donald Trump, ka qenë në shënjestër të dënimit publik ditët e fundit për shkak se ai shet bluza që shkruajnë “Armët nuk vrasin njerëz, Alec Baldwin vret njerëz“.Trump Jr shet bluza në faqen e tij të internetit për 27,99 dollarë dhe është e mundur t’i blini ato në disa ngjyra të ndryshme.
Bëhet fjalë për një bluzë klasike me mëngë të shkurtra me tekst të bardhë me të cilën është cituar aktori i njohur hollivudian për shkak të tragjedisë së ndodhur së fundmi gjatë xhirimeve të “Rust”.Me gjithë reagimet e shumta, djali i ish-Presidentit amerikan nuk ka komentuar më tej shitjen e bluzave dhe nuk i ka hequr ato nga faqja e tij.
Kujtojmë, më 22 Tetor, në xhirimet e filmit “Rust”, Baldwin vrau aksidentalisht drejtoreshën e fotografisë, Halyna Hutchkins dhe plagosi regjisorin Joel Suza.
Klan News