Teuta, Egnatia dhe Vllaznia janë tre skuadrat e Superligës që ende nuk kanë ndryshuar trajner. Në 16 javë të sezonit të ri, 7 ekipet e tjera kanë patur ndryshime në stafin Teknik. I fundit është Ebasani.

Edhe pse skuadra e tij fitoi në ndeshjen e javës së 16 ndaj Bylisit, trajneri Roberto Bordin dha dorëheqjen. Ishte fitorja e parë e skuadrës pas tetë javësh dhe largimi i teknikut është më shumë se surprizë.

Klubi njofton në rrjetet sociale se trajneri ia ka komunikuar vendimin drejtuesve paraditen e kësaj të enjteje ku ka pasur një takim mes palëve. Klubi falenderon trajnerin, por nuk bën të ditur shkaqet e ndarjes.

59-vjeçari, i cili më herët ka qenë trajner i kombëtares së Moldavisë dhe disa klubeve u ul në stolin e Elbasanit më 12 korrik dhe në 16 ndeshjet e Superiores ka shënuar katër fitore, nëntë barazime dhe tre humbje, me 21 pikë të grumbulluara.

Ndërkaq drejtuesit nuk kanë humbur kohë por menjëherë kanë gjetur akordin me Ivan Gvozdenoviç, i cili 1 javë më parë u largua nga Skënderbeu. Tekniku do të nisë punën menjëherë.

Tv Klan