Humbja me Laçin në javën e 15 solli largimin e trajnerit të Skënderbeut. Serbi Ivan Gvozdenoviç largohet pas dy vitesh nga skuadra korçare. Është vetë klubi që ka bërë njoftimin në rrjete sociale, duke falenderuar trajnerin për bashkëpunimin e deritanishëm.
Ivan Gvozdenoviç ishte njeriu që riktheu Skënderbeun në Superligë edhe sezonin e shkuar duke garuar fort edhe në fazën e fundit të kampionatit, Final Four.
Edicioni i sivjetshëm i kampionatit nuk ka ecur mirë për ekipin. Në 15 javë kampionat vetëm 3 fitore, 4 barazime dhe 8 humbje. Skënderbeu renditet në vendin e nëntë të renditjes me 13 pikë, po aq sa Bylis i vendit të fundit.
Deri tani këtë sezon, kanë mbijetuar në drejtim të skuadrave që prej nisjes së kampionatit, Edi Martizni i Teutës, Brodin i Elbasanit dhe Thomas Brdariç i Vllaznisë.
Tv Klan