Akuzat e klubit Vllaznia dhe kapitenit të ekipi B se janë kërcënuar në përfundim të ndeshjes me Korabin të shtunën në Peshkopi hidhen poshtë nga klubit dibran.
Drejtori Fehmi Mëziu mohon faktin se i është drejtuar lojtarëve kundërshtarë me fjalët; Do ju vras, Do ju fus plumbin. Sipas Mëziut provokator i situatës ishte trajneri i skuadrës shkodrane Ervis Kraja.
“Jo vetëm në këtë rast, por në të gjitha rastet ai ka qenë shkaktar. Unë jam përplasur verbalisht vetëm me trajnerin Kraja dhe për këtë do të përballemi në komisionet disiplinore. Lojtarët erdhën të luanin futboll dhe atë bënë, e më pas u larguan”, tha Mëziu.
Sipas trajneri të Korabit, Dorian Bubeqi ajo ishte një ndeshje e qetë dhe se asgjë e tillë nuk ka ndodhur siç pretendohet nga Vllaznia B.
“Ishte gjithçka normale ashtu siç mund të shikohet edhe në pamjet e publikuara në faqen e ekipit. Raportet e vëzhguesve mund ta konfirmojnë.”
Vllaznia B dhe Korabi janë në grupin e ekipeve që garojnë për të qëndruar në Kategorinë e Parë.
Tv Klan