Princi Harry dhe Dukesha Meghan Markle kanë njoftuar se po presin fëmijën e tyre të parë. Lajmi është bërë i ditur zyrtarisht nga Pallati Mbretëror i Mbretërisë së Bashkuar. Foshnja mbretërore pritet të lindë në Pranverën e vitit 2019.

“Lartësitë e tyre mbretërore janë shumë të lumtur të njoftojnë se Dukesha e Sussex pret një fëmijë në Pranverën e vitit 2019. Lartësitë e tyre mbretërore kanë vlerësuar mbështetjen që kanë marrë nga njerëzit në mbarë botën që nga dasma e tyre në muajin Maj dhe janë të kënaqur ta ndajnë këtë lajm të lumtur me publikun. Princi dhe Dukesha e Sussex janë aktualisht në Australi për turneun e tyre të parë mbretëror si çift i martuar”

, thuhet në njoftimin e Pallatit Mbretëror.

Harry dhe Meghan kanë mbërritur të hënën në Sidney për vizitën e tyre 16-ditore në Australi, ishujt Fixhi, Tonga dhe në Zelandën e Re. Udhëtimi i tyre është i pari jashtë Britanisë së Madhe dhe Irlandës. Vizita do të fillojë zyrtarisht ditën e martë.

/tvklan.al