Lajme Arkiva 2003

Një grua 45 vjeçare ende e paidentifikuar ka qenë viktimë e radhës së aksidenteve në rrugë. Rreth orës 19:30 minuta një makinë e tonazhit të rëndë autobetonier ka shtypur një grua në rrethana që ende nuk janë qartësuar.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur në rrugën midis Zogut të Zi dhe Laprakës, nuk ka pasur asnjë mundësi për t’ju dhënë ndihma e parë pasi vdekja ishte e menjëhershme. Ekspertët e policisë rrugore ka mbërritur në vendngjarje ku ka gjetur edhe drejtuesin e mjetit që kreu aksidentin ndërsa ka bërë ekspertizën dhe ka nisur hetimet për të gjetur fajtorin.

Pak orë më pas në Rrugën e Kavajës, një tjetër automjet godet për vdekje një tjetër grua. Viktima është dërguar menjëherë në spital, por nuk u ka dhënë mundësinë mjekëve që të ndërhyjnë. Policia është në ndjekje të drejtuesit të automjetit i cili u largua nga vendngjarja duke braktisur viktimën në rrugë./tvklan.al