Nuk prodhoi fitues sfida mes Dinamo City dhe Bylis, e cila u mbyll ne barazim 1-1. Në takimin e vlefshëm për javën e 11-të në Superiore, dy ekipet ndanë nga një pikë në përballjen mes tyre.

Pavarësisht rasteve të shumta, pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Megjithatë, fraksioni i dytë i lojës, nisi menjëherë me gol.

Në minutën e 52-të, Ayodeji, i dha avantazhin ballshiotëve, duke shënuar pas një topi të kthyer nga shtylla. Skuadra e Dedes, iu afrua edhe golit të dytë, por u ndal nga tranversa.

Te Dinamo nuk u dorëzua dhe i përhershmi, Itodo Mandela, barazoi shifrat në minutën e 68-të.  

Ky është barazimi i tretë radhazi për kryeqytetasit, që mbajnë vendin e tretë me 17 pikë, ndërsa Bylis renditet i fundit me 9 pikë. /tvklan.al