Një sasi tritoli ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme në derën e një servisi në rrugën “Thoma Koxhaj” në Yzberisht të Tiranës.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 23:30, ndërsa fatmirësisht nga shpërthimi ka patur vetëm dëme të vogla materiale dhe nuk kanë mbetur persona të lënduar. Nga shpërthimi është dëmtuara vetëm pjesa e qepenit të derës së servisit, i cili sipas burimeve për Klan News, është në pronësi të Olsi Isufit.
Nuk dihen ende motivet e këtij akti, por Policia me mbërritjen në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe kapjen e autorit.
Kjo është ngjarja e dytë e kësaj natyre qe regjistrohet brenda pak ditësh në kryeqytet, pas ngjarjes që ndodhi të premten në zonën e Komunës së Parisit, ku një sasi lënde plasëse shpërtheu në makinën e një notereje./tvklan.al