Rey Manaj e nisi sezonin me Sivasspor në kampionatin turk, por e ardhmja e tij është ende e paqartë. Vetë sulmuesi shqiptar deklaroi për mediat turke se ka patur bisedime me drejtuesit e klubit, por nuk është vendosur ende nëse do të qëndrojë apo jo.

Manaj gjithsesi tha se ndjehet mirë në ekipin e tij. Interesi ndaj futbollistit të Kombëtares nuk ka munguar, por ofertat nuk kanë kënaqur klubin e Sivasspor që e vlerëson të çmuar Manajn.

Sipas Tranfermark.com kartoni i Rey Manajt prek 5 milion Eurot, por klubi turk kërkon të paktën dyfishin. Rey Manaj i cili u afrua te Sivasspor në verën e 2023 është nën kontratë deri në 30 Qershor të 2026. Gjatë sezonit të kaluar ai realizoi 22 gola në kampionat dhe kupë.

Tv Klan