#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim. #arditgjebrea#silvana#habibe#shijak#itali#ditelindje#veshtiresi#sakrifica#gjyshe# mbese#dashuri

I fshehën sëmundjen e gjyshit, Silvana: Ditën e dasmës time gjyshja vetëm kërcente

Fëmijëria e Silvanës ka kaluar mes shumë sakrificash, por nuk ka munguar kurrë dashuria. Ajo ka jetuar për shumë kohë me gjyshërit dhe ka mësuar prej tyre vlera që e shoqërojnë edhe sot. Gjyshi nuk jeton më, por me gjyshen vijon të ketë një raport shumë të ngrohtë. Nga tregimi i Silvanës për “Ka Një Mesazh Për ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, gjyshja duket një grua tepër e veçantë.


Silvana: Unë fejohem në moshën 18 vjeçe dhe burri im jeonte në Itali. Kur nisim të bëjmë ne letrat për të shkuar në Itali, fati deshi që më lidhi prapë me gjyshen. Marrim vizën në të njëjtën ditë, presim biletën në të njëjtën ditë dhe shkojmë bashkë, bëjmë edhe rrugën bashkë për në Itali. Pas një viti, kur ishte dasma ime zbulojnë që gjyshi ishte sëmurë rëndë, me tumor në mushkëri dhe si mami im, si gjyshja ato e dinin, por s’më thonë gjë mua. Gjyshja ka kërcyer gjatë gjithë dasmës, më ka ledhatuar dhe unë s’kuptoja asgjë.

Ardit Gjebrea: Dhe nuk e dha veten në asnjë moment.

Silvana: Jo, në asnjë moment. Pas pak muajsh, ai pastaj vdes. Gjatë asaj periudhe pas dasmës unë ngel edhe shtatzënë kështu që nuk mundem të kthehem. Gjëja që më vjen shumë keq, se unë nuk munda të isha afër gjyshes në këtë moment.

Në vitin 2020, kur pandemia izoloi brenda shtëpisë të gjithë botën, Silvana përjetoi edhe një ndjesi shumë të bukur pasi gjyshja që kishte ardhur për vizitë, u detyrua të qëndronte te ajo për disa muaj.  Ajo do të kishte edhe ditëlindjen që Silvana u kujdes t’ia kthente në një ditë të paharrueshme.

Silvana: Pikërisht në 2020-ën ajo bën 80 vjeç por ndodh që jemi të mbyllur.

Ardit Gjebrea: Dhe si ia bëre ditëlindjen?

Silvana: Unë me kontaktet që kam të punës, arrij që të ma sjellin një tortë shumë të bukur, me një makinë qepëse sipër, me gërshërë, me pe, të gjitha të bëra, shumë e bukur, të më sjellin lulet, tullumbacet…

Ardit Gjebrea: I paska mbetur në mendje gjyshes.

Silvana: Shumë. Ajo, se unë flas shumë shpesh, gati përditë me atë në telefon, shpesh ma përmend këtë gjë.

“Fukarenjtë e dynjasë ishim, por s’mungonte dashuria”/Kujtimet e Habibes me “të bukurin e dheut”

Silvana tregoi pak në “Ka Një Mesazh Për ty” për martesën e lumtur të gjyshërve të saj dhe dashurinë që i falnin njëri-tjetrit, por detajet janë edhe më të bukura. Gjyshja e saj, Habibja, ka  mbërritur në studion e programit  “E Diela Shqiptare” në Tv Klan ku po dhuron shumë të qeshura me natyrën e saj të gjallë por tregon pak më shumë për dashurinë që ka përjetuar me bashkëshortin.


Ardit Gjebrea: Burrin si e ke patur?

Habibe: Eh, s’e ka patur bota! Më rehat në dynja s’ka qenë siç ka qenë ai!

Ardit Gjebrea: Vërtet?

Habibe: I bukuri i dheut!

Ardit Gjebrea: Shkoje mirë me të?

Habibe: Kush?

Ardit Gjebrea: Ti.

Habibe: Në jetë s’kam një kujtim nga ai që të më ketë thënë ke një fije këtu.

Ardit Gjebrea: Fare? S’keni bërë fjalë asnjëherë?

Habibe: S’kemi patur asgjë, fukarenjtë e dynjasë kemi qenë por rehatllëkun e kënaqësinë e kishim. 

Ardit Gjebrea: Domethënë, mund të mungonin shumë gjëra por jo dashuria e tij.

Habibe: Asnjëherë!

Ardit Gjebrea: Si të thërriste ty?

Habibe: O bota!

“Dy herë mat”/Mbesa e surprizon sërish, reagimi i gjyshes s’duhet humbur

Gjyshërit janë ndër njerëzit më të dashur, por Silvana ruan me ta kujtimet më të ëmbla. Ajo ndau në “Ka Një Mesazh Për Ty” disa prej tyre, por sot e ka sjellë në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan një tjetër moment i rëndësishëm. Gjyshja, Habibja ka festuar para disa ditësh ditëlindjen e 85-të.

Gjatë pandemisë, gjyshja ndodhej  në shtëpinë e Silvanës në Itali dhe ajo i organizoi një festë për 80-vjetorin. Këtë herë, pak ditë pas ditëlindjes, surpriza është ftesa në shtëpinë e programit.

“Ku-ku, ku-ku Silvana! O bota! O zemra e nënës!”, ishin fjalët e para të Habibes sapo ekrani përballë saj shfaqi imazhin e së mbesës.


Silvana: Gjyshe! Nona se nonë të thërras unë ty, shpresoj që të jesh shumë e lumtur për këtë surprizë.

Habibe: Dy herë ti!

Silvana: Dy herë unë, por kismet do të bëjmë edhe një të tretë se s’i dihet. Unë desha të të falenderoj shumë për të gjithë dashurinë që më ke dhënë, për gjithë mësimet që më ke dhënë, se unë në qoftë se kam sukses në jetë, që jam bërë një grua e mirë, një nënë e mirë, një punëtore e mirë atje te puna ime që më duan shumë më respektojnë të gjithë, është sipas meje një meritë e madhe e jotja sepse ti më ke mësuar si të sillem me njerëzit, me burrin, me vjehrrën,  me të gjithë.

Habibe: Burrin mbaje fort.

Ardit Gjebrea: Burri mbahet fort! Ai është i pari!

Silvana: Ai është më i  rëndësishmi!

Ardit Gjebrea: Pastaj të tjerët!

/tvklan.al