Nancy VanHorn, E Ngarkuara me Punë e SHBA-së është takuar ditën e sotme me kreun e SPAK, Altin Dumanin dhe drejtuesin e Sektorit kundër Korrupsionit, Klodjan Brahon.
Përmes një postimi zyrtar nga ambasada amerikane, bëhet me dije se VanHorn ka shprehur mbështetjen e SHBA-së kundrejt SPAK-ut për luftën ndaj krimit të organizuar, korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë në vend.
Today, Chargé d'Affaires Nancy VanHorn met with SPAK Chief Altin Dumani and the Chief of SPAK’s Corruption Section, Klodjan Braho, who are committed to combatting organized crime, corruption, and impunity in Albania. Ms. VanHorn expressed the United States' admiration for SPAK's… pic.twitter.com/W2sNXxPIvq
— U.S. Embassy Tirana (@USEmbassyTirana) August 28, 2024
“Ditën e sotme, E Ngarkuara me Punë e SHBA-së, Nancy VanHorn u takua me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe drejtuesin e Sektorit kundër Korrupsionit, Klodjan Brahon të cilët janë të dedikuar në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë në Shqipëri. VanHorn shprehu admirimin e Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e palodhura të SPAK-ut dhe i inkurajoi që të vazhdojnë punën e tyre kurajoze dhe të udhëhequr nga integriteti. Ajo theksoi se SPAK-u dhe institucionet e pavarura të Shqipërisë kanë mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara në misionin e tyre për popullin shqiptar, duke hapur rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE”, shkruan njoftimi. /tvklan.al