Pallati i spotit i kryeqytetit ka pritur sot tifozët politikë, por dhe fansat e Edi Ramës, kandidati bashkiak i Tiranës. Me këngë, thirrje dhe brohoritje është futur Rama i shoqëruar nga Poçi, Ulqini, Dokle dhe për herë të parë në fushatën e tij nga vetë Kryeministri Meta. Në fillim kryesocialisti Ulqini ka prezantuar kandiatin e minibashkisë së Bregut të Lumit.

Nuk është e rastësishme tha Rama prezenca e kryeministrit sot këtu. Kjo tregon mbështetjen e qeverisë për kryetarin e ardhshëm të Bashkisë Tiranë. Kundërshtarët e mi tha Rama gënjejnë kur premtojnë për ju pasi kishin kohë për të punuar, por nuk deshën. Kryeministri Meta ka shprehur mbështetjen për dy kandidatët socialistë duke premtuar mjaft investime për Bregun e Lumit, Tiranën dhe për gjithë Shqipërinë./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj