Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Nuk dua të bëjë premtime boshe, si kundërshtarët e mi, por dua t’ju tregojë qytetarëve të Tiranës punën që unë dhe stafi im kemi bërë gjatë këtyre tre viteve. Me këto fjalë i është drejtuar Edi Rama banorëve të njësisë bashkiake nr.10, ku ka zhvilluar takimin elektoral të radhës.

Edi Rama:- “Unë nuk jam këtu sot dhe nuk kam dalë në këtë rrugëtim elektoral, për t’ju kujtuar qytetarëve të Tiranës kohën e premtimeve piramidale, për t’ju kujtuar kohën, ku aty ku shkelte gjeneral Rrapushi mbinte lule e trëndelinë, për t’ju kujtuar kohën kur aty ku shkelte mama Sudja, dilte uji e ndizeshin drita, për t’ju kujtuar kohën kur aty ku shkelte teze Shemsia lindnin apartamente dhe shpërthenin investime, për t’ju kujtuar kohën, kur aty ku shkelte xhaxhi Vebiu, e ardhmja bëhej pronë e të gjithëve dhe ku gjithë shqiptarët mund të kishin një veturë të Formula Unos”.

Rama është shprehur i sigurt për fitoren dhe ka kërkuar që vota për të të mos ndahet nga vota për të majtën./tvklan.al

Gazetare – Elja Zotka