Forcat xheniere kryejnë shpërthimin e kontrolluar
Një pako me eksploziv, me të cilën ishte lidhur një celular u gjet pranë Pallatit të Kulturës në Vlorë. Forcat xheniere që udhëtuan nga Tirana kryen shpërthimin e telekomanduar të lëndës plasëse, katër orë pasi pakoja u pikas nga qytetarë të rastit.
Policia pasi rrethoi zonën dhe largoi qytetarët, sekuestroi kamerat e sigurisë për të bërë të mundur identifikimin e autorëve. Vendi ku ishte vendosur eksplozivi është një zonë mjaft e frekuentuar nga qytetarët, ndërsa nuk dihet ende se kush ka qenë objektivi.
Tv Klan