Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Parashikoj ditë të këqia pqrsa i përketë problemeve energjitike ka deklaruar Prefekti i Elbasanit Durim Hushi në një takim të zgjeruar me drejtuesit e elektrikut në katër rrethet e prefekturës, përfaqësues të KESH në Tiranë, përfaqësues të Ministrisë së Punëve Publike dhe Privatizimit si dhe megjithë drejtorët e ndërmarrjeve kryesore në prefekturë.

Aktualisht fuqia instaluese e rrjetit elektrik në Prefekturën e Elbasanit është më e vogël se energjia e kërkuar. Të gjithë transformatorët punojnë në kapacitet minimal. Nga të gjitha filialet elektriku Elbasan duket se i ka vënë punët në vijë, por shumë ndërrmarjë duke përfshirë edhe ata që kanë varësi brenda strukturave të KESH-it kanë borxhe kolosale ndaj sh.a. Elektrik Elbasan.

Ndërkaq prefekti Durim Hushi ju ka dërguar drejtuesve të KESH-it se duhet të koncentrojnë kompetencat dhe fondet që janë planifikuar për katër filiale që të vihen që tani në dispozicion të tyre. Prej disa vitesh në filialet Peqin, Librazhd e Gramsh nuk ka patur asnjë investim./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj