Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Përmiresohet gjendja në kampingun problematik të Mjekesit në Elbasan. Më në fund është zgjidhur problemi i ujit të pijshëm në kampingun më të madh në Elbasan, në atë të Mjekësit. Kanë qenë trupat e NATO-s të instaluar në Krasë që kanë menduar për këtë problem. Një agregat i ardhur nga Franca, me emrin Aquamobil, siguron 1.5 metër kub ujë të pastër në orë me një kapacitet 36 metër kub në 24 orë.
Uji në të vërtetë thithet në një përrua aty pranë, i cili rezulton të jetë mjaft i ndotur, por ai më parë përpunohet sipas standarteve më të larta në agregatin e tyre. Uji më parë i nënshtrohet filtrimit, klorinimit, mineralizimit dhe shpërndarjes nëpër tubacione.
Rreth 5 mijë banorët e kampingut duken të kënaqur pasi 10 orë në ditë kanë ujë të bollshëm. Ndërkohë trupat e NATO-s kanë shtruar rrugët e kampingut dhe më vonë kërkesës së mjekëve turq për medikamente i janë përgjigjur pozitivisht. Gjendja jo e mirë në kampingun e Mjekësit vetëm pak ditë më parë sot një ditë pas vizitës aty të Kryeministrit Britanik Toni Bler duket e stabilizuar./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj