Pas Shkodrës edhe Elbasani është një prej qyteteve që ka probleme të shumta lidhur me adresat. Rreth 70 rrugë kanë mbetur pa emërtime për shkak të përplasjeve politike në këshillin bashkiak të qytetit. Nga ana tjetër kaosi urban i shkaktuar nga ndërtimet pa kriter e kanë ndërlikuar edhe më shumë situatën.

“Tani kemi shumë vështirësi nga ana e punës së shpërndarje të letrave plus edhe pensioneve. Për arsye se çdo pallat nuk ka më numrin e vet, diketën e pallatit. Nuk e ka më diketën e vet të vumë që edhe ne të orientohemi plus edhe rrugët janë pa adresa. Edhe ne s’kemi ku të vemi pyesim njerëzit rrugës, ku e ka shpinë filani, ku e ka shpinë filani. Kemi shumë vështirësi në punë”.

“Zakonisht kanë pas ekzistu adresat dhe kanë qenë çdo gjë e sinkronizume. Mirëpo po bëhen vite që nuk ekziston një gjë e tillë”.

Shpëtimtarët e vetëm për drejtuesit e postës janë postierët me përvojë të cilët jetojnë çdo ditë aventurën e gjetjes së adresave.

Brunilda Dulja: “Nga mos gjetja e adresave dhe shpërndarësit tonë gjejnë ato vështirësitë e veta pavarësisht vjetërsisë në punë. Me përfundimin e sistemit të adresave do implimentohet një kodi postar së bashku me sistemin e adresave”.

Autoritetet lokale shprehen se i kanë kërkuar 6 njësive bashkiake që të përfundojnë sa më parë tabelat për emërtimin e rrugëve. Pas përfundimit të tabelave, pengesa e fundit mbetet miratimi i emërtimeve në këshillin bashkiak, provë që ka dështuar disa herë./tvklan.al