Aplikimi për kartat e identitetit kanë nisur dhe në Bashkinë  e Elbasanit. Qytetarët u janë drejtuar sporteleve të Postës Shqiptare për t’u pajisur me kuponat e nevojshëm të aplikimit dhe për të vijuar më pas me aplikimin. E dyta në radhë pas Tiranës Bashkia e Elbasanit do t’u japë prioritet qytetarëve që nuk kanë pasaporta. Numri i tyre është rreth 18 mijë, ndërsa i personave që do të t’i nënshtrohen procedurave rreth 80 mijë.

Brunilda Dulja: “Janë pajisur të gjitha zyrat postare me këto mandate argëtimi, janë pajisur zyrat e pensioneve ku pensionisti ku tërheq pensionin të iki të tërheqin dhe mandatin e arkëtimit për ID dhe pas Bashkisë së Elbasanit, këtë do ta shtrijmë më gjerë në të gjithë qarkun e Elbasanit”.

Paralelisht me shpërndarjen e kuponëve  të postës, njësia e aplikimit pranë bashkisë së Elbasanit ka filluar procedurat për hedhjen e të dhënave personale për personat e paraqitur. Në ditën e parë të aplikimit interesi i qytetarëve ka qenë i lartë, çka pritet që ti japë ritme të shpjeta procesit të pajisjes së qytetarëve me dokumentat e reja të Identitetit./tvklan.al