Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Të ardhurit kosovarë në Elbasan nisin të punësohen. Kosovarë të strehuar në Elbasan kanë filluar ta organizojnë jetën si të mundin. Shumë prej të cilëve meren me punë të ndryshme si tregti, ndërtim apo diçka tjetër. Në periferinë e kampit më të madh të Elbasanit në atë të Mjekësit, tashmë ka dhe një berberhane. Vëllezrit Arben dhe Argjend Myrtaj nga Jashnica e Dukagjinit që e ngritën atë poshtë një ure.

Vëllezrit Myrtaj në Kosovë kanë pasur Berberhanen e tyre, që tashmë është djegur. Këtu në kamp thonë ata ka shumë nevojë për punen tonë dhe ne fitojmë aq sa të blejmë ndonjë paketë cigaresh. Ndërsa gëzimi nga Prizërenika marrë mallra nga tregtar elbasanas dhe i shet ato në një tavolinë. Brenda kampit ka dhe disa Bar-Bufe të improvizuara.

Por dhe brenda qytetit të Elbasanit kosovarët janë punësuar nga tregtarët elbasanas në profesionin që kanë bërë në Kosovë. Kosovarët në kampin e Mjkësit tashmë punojnë dhe duke shëruar plagët apo sëmundjet e bashkëkombasve të tyre. Siç është rasti i Adriana Veselit, kësaj 20-vjeçare nga Prizëreni e cila punon si infermiere në spitalin e Mjekësit, por Adriana shumë shpejt do vazhdoj studimet për mjeksi në Austri, mundësi që ju krijua nga ushtarakët e Natos./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj