Dinamo mposhti Elbasanin me shifrat e thella 5-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të.

Një fitore me “manita” nga skuadra e Ilir Dajës, që rikthehet te suksesi pas tre barazimeve radhazi. Vazhdon momentin e vështirë ekipi verdheblu, që në pesë ndeshjet e fundit, numëron katër barazime dhe një humbje.

Zabërgja u shfaq në formë të shkëlqyer në pjesën e parë, kur shënoi dopietë golash. Rrugën e rrjetës, e gjeti edhe Jorgi Meksi në minutën e 32-të.

Në pjesën e dytë, dopietë realizoi edhe Dejvi Bregu, që vulosi takimin në 5-0. Me këtë fitoren, Dinamo mban vendin e tretë me 20 pikë, vetëm 1 pikë më pak se kryesuesit e Vllaznisë dhe Partizanit.

Ndërkohë Elbasani renditet në vendin e pestë në renditje, me 16 pikë. /tvklan.al