Jemi në muajin Dhjetor dhe festat e fundvitit janë shumë afër nesh. Një atmosferë feste dhe energji pozitive ka përcjellë së fundmi, përmes videos së saj të shpërndarë në rrjetin social Instagram, Elita Rudi.
Ajo është e martuar me Gjikon dhe janë gjithashtu edhe prindër të një djali shumë të ëmbël të quajtur Zëri.
Ka qenë Rezarta Shkurta, ajo e cila ka realizuar videon e familjes së tyre me rastin e festave të fundvitit.
Në postimin e bërë bashkëngjitur videos së publikuar, Elita falenderon Zotin për Gjikon dhe djalin e saj.
Falë tyre, çdo cep i zemrës së saj është i mbushur me dashuri dhe madje edhe shpirti i buzëqesh nga lumturia.
“Zot, faleminderit për Gjikon dhe Zërin tim që janë jeta ime, ata të cilët sigurohen që çdo cep i zemrës sime të mbushet plot dashuri, aq shumë sa të më buzëqeshë dhe shpirti nga lumturia. Të dua burri im, që ndonjëherë për të më bërë qejfin, del edhe jashtë kornizave të tua dhe të dua Zëri im që na dhe kuptimin e jetës. Je bota e nënës dhe babit”./tvklan.al